Instituti Albanologjik me rastin e 580-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, ka promovuar librin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë (1480–2023)” nga autori Hysen Dizdari.
Autori ka realizuar një bibliografi të emrit që la histori në popullin shqiptar, pra të Skënderbeut, njofton Klankosova.tv.
Vepra të autorëve të ndryshëm nga e gjithë bota, të shkruara për heroin tonë kombëtar, janë të përmbledhura në këtë libër.
Autori i librit, Hysen Dizdari, tha se ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vetorit të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Kalanë e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore.
Ai tha se kjo bibliografi fillon në vitin 1480 dhe përfundon në muajin shtator të vitin 2023.
“Objektivi themelor i kësaj bibliografie ishte përshkrimi i librave historike, librave letrare e artistike, biografive, albumeve, katalogëve të ndryshëm kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare, pavarësisht nga vendi ku jetojnë e punojnë kudo në të gjithë botën. Në përgatitjen për botim të kësaj bibliografie jam bazuar dhe mbështetur në standardet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtarë të katalogimit, si në Standardet e Përshkrimit Bibliografik ISBD (International Standard biographic Description) dhe në Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American). Por, kam shfrytëzuar edhe përvojën pozitive në hartimin dhe në botimin e bibliografive të librit shqip nga Bibliotekat Kombëtare në Tiranë dhe në Prishtinë”, tha ai, shkruan EO.
“Gjatë punës për përgatitjen e kësaj bibliografie jam mbështetur në të gjithë skedarët elektronikë të bibliotekave shqiptare dhe të huaja dhe bibliografitë e librit shqip të botuara nga Biblioteka Kombëtare Tiranë, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut në Shkup, por edhe në hulumtime konkrete nëpër bibliotekat e universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Kalabri etj”, tha autori.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.