Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave, të pandehurve F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., për shkak të veprës penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.
Sipas aktakuzave, të pandehurit F.A., R.R., A.A., I.R., A.H. dhe F.D., kanë vënë në lajthim Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë për Mirëqenie Sociale, në atë mënyrë që i kanë plotësuar me të dhëna të pavërteta aplikacionet e dedikuara për pjesëmarrësit aktiv në UÇK, se kinse kanë qenë të angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës, ku këto aplikacione i kanë dorëzuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Gjilan, me ç’rast të pandehurve iu është njohur statusi i veteranëve të luftës dhe e drejta në pension mujor prej 170 Euro.
"Të pandehurit F.A., R.R. dhe A.A., veç e veç kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 8,840€ , i pandehuri I.R., në shumë prej 5,610€ , i pandehuri A.H., në shumë prej 7,140€ dhe i pandehuri F.D., në shumë prej 5.540€".
"Të gjithë të pandehurit kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 44.810 Euro", njofton prokuroria e këtij qyteti, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.