Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar platformë për konsultime me publikun në lidhje me Projektligjin për Artin dhe Kulturën.
Data e fundit për komente në këtë platformë është 23.02.2023, njofton Klan Kosova.
“Ky Ligj rregullon fushëveprimtarinë e artit dhe kulturës si dhe përcakton rregullat themelore për themelimin, organizimin, financimin, administrimin dhe funksionimin e institucioneve publike të artit dhe kulturës në nivel qendror dhe lokal, bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës dhe artistëve të pavarur”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.