Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka pritur në takim Marigona Bekteshi-Feratin dhe Mirsad Feratin, regjisor dhe aktor, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e fillimit të një projekti teatral për të rinjtë me moton ”Kryetarët mbështesin te rinjtë”.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për sukseset e arritura nga “Mitrix Culture”, e cila është kompani kulturore-artistike e themeluar në Mitrovicë dhe ka veprimtari në gjithë territorin e Kosovës.
Kjo kompani ka prodhuar shfaqjen teatrale “PENDIMI”, shfaqje kjo e cila ka udhëtuar në festivalin ndërkombëtar për te rinj ”Youth on Stage”në Belgjikë.
Kjo shfaqje gjithashtu është ftuar edhe në festivale tjera ndërkombëtare: Kanada,Uganda,Indi,Belgjikë,etj.
Ndërsa projekti në fjalë ka për qëllim “Forum Teatër” dhe krijimin shfaqjeve teatrale nga të rinjtë e Kosovës dhe me pas këto shfaqje do të prezantohen në festivalin e të rinjve “Të Rinjtë në Teatër”.
Shfaqja e cila do të krijohet nga të rinjtë e Komunës se Deçanit së bashku me regjisoren e shfaqjes do të prezantoj qytetin e Deçanit dhe në festivalin e teatrove për të rinj.
Ky projekt do të mbështetet nga zyra e kryetarit Rasim Selmanaj dhe pritet të nisë në shtatorë të këtij viti.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.