Platforma Artmotion këtë të enjte sjell një program të pasur sportiv për tifozët, me ndeshje futbolli nga UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League, si dhe përballje interesante në basketboll, tenis dhe volejboll.
Në Sport 1 transmetohet ndeshja mes Bolognas dhe Romës, ndërsa në Sport 2 përballen VfB Stuttgart dhe FC Porto. Në të njëjtën kohë, në Sport 3 zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Conference League mes AZ Alkmaar dhe AC Sparta Prague.
Nga ora 19:00, në Sport 5 transmetohet ndeshja e basketbollit në EuroLeague mes AS Monaco Basket dhe Olympiacos B.C., ndërsa në Sport 3 mund të ndiqen edhe përballjet nga turneu i tenisit Indian Wells Masters.
Në mbrëmje, nga ora 20:30 në Sport 6 zhvillohet ndeshja e volejbollit në CEV Champions League mes Knack Roeselare dhe Asseco Resovia Rzeszów. Ndërkohë në basketboll, nga ora 20:45 në Sport 4 përballen Real Madrid Baloncesto dhe Valencia Basket në kuadër të EuroLeague.
Programi i futbollit vazhdon nga ora 21:00 me dy ndeshje tjera interesante: RC Celta de Vigo – Olympique Lyonnais në Sport 4, si dhe ACF Fiorentina – Raków Częstochowa në Sport 3, ku përpos ndeshje direkt mund t'i ndiqni edhe golat e mbrëmjes duke e bërë programin sportiv të së enjtes në Artmotion shumë të pasur për shikuesit./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.