Dy javët e ardhshme në muajin maj do të ndjekin një tjetër rrjedhë në programacionin e Kino “Lumbardhi”, ku sot më 14 maj dhe me datë 21 maj, në dy të mërkura prej orës 20:30 shfaqen filma të përzgjedhur që fokus kanë gratë në kinemanë e valës së re lindore.
Ky program paraqet anën vizuale anarkike të Valës së Re Çekosllovake në pikëtakim me të parit brenda realizmit socialist në Valën e Re Hungareze. Në këtë dyshe të filmave, trupi i gruas dhe dëshira kthehen në zanafilla dhe përplotësime të rezistencës.
Njëri film shpërbën autoritetin mes teprimeve formale dhe subversionit lojcak, ndërsa tjetri sfidon në mënyrë të butë rolet shoqërore për së brendshmi, e që së bashku formojnë një dyshe që sfidon normat politike mes dy gjuhëve krejt të ndryshme kinematografike.
Kino Lumbardhi do të mbyllet për renovime në muajin qershor, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.