Në Qendrën Nacionale të Basketbollit janë grumbulluar basketbollistët U15 të Kosovës, të cilët kanë pranuar një vizitë nga profesori turk Ridvan Ekmekçi.
“Qendra Nacionale e Basketbollit është e para dhe e vetmja në vendin tonë, ku janë grumbulluar lojtarët me potencial, që stërviten dy herë në ditë dhe janë akomoduar në Prishtinë, kurse të gjitha shpenzimet mbulohen nga FBK-ja. Në fundjavë, basketbollistët i ka vizituar prof. dr. Ridvan Ekmekçi nga Turqia”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
“Profesori i njohur ka mbajtur një ligjëratë para basketbollistëve të rinj dhe trajnerëve të Qendrës Nacionale rreth përgatitjes mentale të basketbollistëve”.
Ekmekçi po ashtu ua ka bërë nga një testim mental lojtarëve dhe ka mbajtur një ligjëratë për ta.
“Prof. dr. Ridvan Ekmekçi edhe më parë ka mbajtur ligjëratë për grupmoshat e reja të Kosovës, trajnerëve dhe gjyqtarëve”.
“Ekmekçi është i njohur për përgatitjen mentale, që ka shumë rëndësi në sport, derisa Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që disa vite bashkëpunon me profesorin nga Turqia”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.