Lajmet e fundit

Paramendoni sikur jeni në ligjërata dhe nga pamundësia që fëmijën tuaj t`ia lini dikujt për tu përkujdesur ta merrni me vete.
Papritur fëmija juaj do të fillojë të qajë me ngashërim, dhe ju nuk do të jeni në gjendje ta qetësoni.
Atëherë padyshim që profesori do t`iu kërkojë që të dilni nga ligjërata e tij. Por kjo nuk ka ndodhur me profesorin Sydney Engelberd në Hebrew University, transmeton Klan Kosova.
Kur fillo të qarat fëmija i njërës nga studentet e tij, ai iu afrua e mori në krah dhe e qetësoi duke folur me ton të butë gjatë ligjëratës.
Si rrjedhojë gjatë gjithë orës bebja qëndroi në krahët e profesorit duke ndjekur ligjëratat bashkë me studentët e tjerë. / klankosova.tv