Kompania prodhuese, Lengedary, e cila qëndron pas filmit “Dune”, ka kërcënruar me padi nëse ky film nuk del fillimisht vetëm në kinema.
Sipas raportimeve nga Deadline, kompania që e ka financuar 75 për qind të filmit, thuhet të ketë mbetur e stepur nga vendimi i distributorit të filmit, Warner Bros, që ta plasojë këtë film online më 2021 – pra që ky film të dalë në kinema dhe në shërbimin transmetues HBO Max në të njëjtën ditë.
Raporti pohon që ata po luftojnë me Warner Bros për kompensim të parave që ata supozojnë se do t’i fitonin nëse kompania nuk do ta merrte këtë vendim.
Dune fillimisht ishte paraparë të dilte në kinema më 18 dhjetor, por shkaku i pandemië së koronavirusit, u shty për 1 tetor, 2021.
https://www.youtube.com/watch?v=n9xhJrPXop4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.