Mendimtari Noam Chomsky po mungon në praninë e tij publike për shkak të problemeve me shëndetin.
Intelektuali amerikan kishte pësuar sulm në tru në qershor të vitit të kaluar, prandaj është ende duke u rehabilituar nga ai moment i keq.
Të hënën, gazeta braziliane Folha de Sao Paulo raportoi që 95-vjeçari nuk ka komentuar në luftën aktuale në Gaza, pavarësisht kërkesave nga mbështetësit dhe mediat, pikërisht për shkak të sulmit në tru.
Sipas raportimit, mjekët amerikanë kishin thënë që pak mund të bëhet për përmirësimin e gjendjes së tij. Kësisoj, bashkëshortja e tij, Valeria, e ka dërguar në vendlindjen e saj, në Brazil, për të marrë trajtim të specializuar.
Aty Chomsky është shtruar në kujdes intensiv, dhe është vizituar dhe vizitohet për ditë nga një neurolog dhe terapeut i të folurit.
“Gjendja e tij është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme”, thotë gazeta. “A e ka lënë Kujdesin Intensiv dhe tani është në një dhomë të zakonshme të spitalit”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.