Nga sot e deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë epiqendra e basketbollit kosovar, me zhvillimin e Final 4 të Kupës së Kosovës për femra dhe Final 8 të Kupës së Ligës së Parë për meshkuj.
Spektakli nis këtë të mërkurë me gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te femrat. Në përballjen e parë do të takohen Peja 03 dhe United Basketball, ndërsa në sfidën e dytë gjysmëfinale përballen Bashkimi dhe Prishtina. Katër skuadrat do të luftojnë për një vend në finale dhe për trofeun e çmuar. Finalja e femrave do të zhvillohet të premten.
Fitues aktual i Kupës është Bashkimi i Prizrenit, që synon ta mbrojë trofeun para publikut vendas, ndërsa Peja 03, Prishtina dhe United Basketball do të kërkojnë të shkruajnë historinë e tyre me triumf.
Paralelisht, në Prizren do të zhvillohet edhe Final 8 i Kupës së Ligës së Parë për meshkuj, ku tetë skuadra do të garojnë për trofeun. Ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, me skuadrat që do të japin maksimumin për të arritur finalen e madhe.
Orari i ndeshjeve:
11.02.2026 – Sezai Surroi, Prizren
14:00 Proton Cable Prizreni – Gjakova (GR-A)
16:30 Peja 03 – United Basketball (Gjysmëfinale, Femrat)
19:00 Bashkimi – Prishtina (Gjysmëfinale, Femrat)
12.02.2026 – Sezai Surroi, Prizren
14:00 Istogu – Kerasan (GR-D)
16:30 New Basket – Drita (GR-B)
19:00 KEKU – Borea (GR-C)
13.02.2026 – Sezai Surroi, Prizren
14:00 Gjysmëfinalja e parë, Kupa Liga e Parë (GR-A vs GR-D)
16:30 Gjysmëfinalja e dytë, Kupa Liga e Parë (GR-B vs GR-C)
19:00 Finalja, Kupa e Kosovës – Femrat
15.02.2026 – Sezai Surroi, Prizren
19:30 Finalja, Kupa Liga e Parë
Të gjitha ndeshjet mund të i ndiqni direkt në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.