Në prag të ndeshjeve të para në Champions League, Juventus do të ndeshet me Borussia Dortmund më 16 shtator.
Pas fitores spektakolare kundër Interit, trajneri Tudor ka kërkuar fokus të plotë në ndeshjen ndaj ekipit gjerman, transmeton klankosova.tv.
Sipas mediave italiane, në stërvitjen e fundit, Fabio Miretti mbetet jashtë, po ashtu edhe Conceicao, i cili pritet të rikuperohet për ndeshjen ndaj Veronës.
Ndërkohë, Zhegrova do të jetë në bankë, duke pasur mundësinë të hyjë gjatë lojës për të ndihmuar skuadrën.
Andrea Cambiaso, i pezulluar kundër Interit, rikthehet dhe pritet të nisë titullar në këtë sfidë të rëndësishme.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.