Tashmë Shtëpia prej ku merren vendimet më të rëndësishme për botën duket më ndryshe.
Ndër risitë që presidenti amerikan Donald Trump ka bërë për të rinovuar dhe rimodeluar Shtëpinë e Bardhë ka qenë betonimi i lëndinës që dikur ishte me bar në Kopshtin e Trëndafilave.
Për këtë pati edhe një arsye interesante. Në kopshtin e rinovuar, u shtro edhe tavolina për të darkuar me anëtarët e Kongresit e Senatit, duke i falënderuar ata për mbështetjen e tyre ndaj legjislacionit të tij.
Një ditë më parë, kur darkoi me sipërmarrësit më të mirë të teknologjisë, përfshirë Bill Gates, Tim Cook dhe Mark Zuckerberg, Trump nuk e la pa i pyetur edhe nga sa po investonin në vend.
Mark Zuckerberg i Meta-s dha një shumë goxha të majme.Derisa Tim Cook i Apple pohoi të njëjtën gjë. Sundar Pichai i Google tha se jep 250 miliardë dollarë. Ndërsa Bill Gates vlerësoi iniciativën e Trump për vaksinën kundër COVID dhe tha se po flet me Trumpin për zhdukjen e sëmundjeve disa orë.
https://www.youtube.com/watch?v=xCjLGGXwQDY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.