Lajmet e fundit

Majlinda Kelmendi (-52kg) do të jetë e para që do ta kërkoj një medalje në garën e famshme Tel Aviv Grand Slam. 29 vjeçja në karrierë i ka fituar dhjetë medalje në garat Grand Slam, 7 të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë. Ndonëse shumë medalje në këtë nivel, në Izrael akoma nuk ka fituar. Në renditjen botërore, Kelmendi pozicionohet e pesta.
Akil Gjakova (-73kg) në karrierë i ka fituar dy medalje në Grand Slam, të artën në Paris 2018-të dhe doli nënkampion të njëjtin vit në Abu Dhabi. Xhudisti nga Peja, aktualisht renditet i dhjeti në botë për kategorinë deri në 73kg, e në rast se del kampion në Izrael, mund të futet në top katërshe.
Laura Fazliu (-63kg) aktualisht është në vendin e 58-të në renditjen botërore me 636 pikë. Xhudistja 20 vjeçare ka gjasa të mira për t’u bashkuar me pesëshen e madhe (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova dhe Loriana Kuka) për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2021.
Sivjet, deri në Lojërat Olimpike zhvillohen edhe pesë gara Grand Slam, si dhe kampionati botëror për seniorë. Pesë janë të sigurt nga xhudo që do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadë në krye me selektorin Driton Kuka. Gjasa ka edhe Laura Fazliu, për t’u bërë gjashtë.
Judo, Tel Aviv Grand Slam 18-20 shkurt 2021
klankosova.tv