Prishtinën e vjetër kujtohet përmes fotografive të vjetra dhe objekteve të pakta që i kanë mbijetuar kohës.
Mirëpo një rrëfim dhe tregim pak më ndryshe për historinë e kryeqytetit do e shihni përmes librit ‘’PRIStripINA’’ nga Muhamer Hasani.
Historia e Prishtinës prej këndit të udhërrëfyesve të huaj të cilët e kanë vizituar atë nga shekulli i 14-të e deri tek shekulli 20, pasqyrohet në stripin e ideuar nga ky artist.
Për 1 vit Muhamer Hasani hulumtoi nga literatura të ndryshme në të cilat tregohet e kaluara e kryeqytetit për të cilat kuptoni nga materiali i gazetares, Adea Grezda.
https://www.youtube.com/watch?v=ONscGPb2RMs
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.