Bora ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 81-76 në ndeshjen e mbetur të Superligës në basketboll.
Ndonëse ishin duke humbur pas pjesës së parë, vendësit u kthyen në lojë dhe triumfuan.
Çereku i parë u mbyll me rezultat 20-19 për Borën, kurse në të dytin kundërshtari i tyre ishte më i mirë, duke e fituar atë 17-21, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë dy fraksionet e pjesës së dytë, skuadra e promovuar sivjet në Superligë, ishte më e saktë, 24:17 dhe 20:19, për rezultatin përfundimtar 81-76.
Rrezar Mehmedi ishte i jashtëzakonshëm, duke arritur 24 pikë e 7 kërcime, ndihmuar nga bashkëlojtari i tij, Adem Mekiq, që realizoi 23 pikë, 4 kërcime e plot 9 asistime.
Te Prishtina më i dalluari ishte Henrik Shirko, që shënoi 20 pikë dhe 7 kërcime, njofton Klankosova.tv.
Me këtë humbje Prishtina zë vendin e pestë me 19 pikë, ndërkaq Bora kalon Prizrenin dhe del në vendin e parafundit me 17 sosh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.