Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ka qenë duke ecur në park në Prishtinë një person me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa.
Siç njofton policia, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Policia e ka cilësuar rastin si “vjedhje grabitqare”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites tës së premtes.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.