Është dërguar në vuajtje të dënimit një person dje në Prishtinë, i cili kishte urdhër për arrestimin e tij.
Atij gjatë kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 15 gramë substancë e cila dyshohet që është kokainë.
Pas intervistimit dhe verifikimit është kuptuar se ai ka urdhër-arrest, dhe në bazë të kësaj u dërgua në vuajtje të dënimit, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.