Femrat basketbolliste të Prishtinës janë shpallur kampione të Kosovës.
Basketbollistet e kryeqytetit e kanë përmbyllur ETC Ligën e Femrave si kampione, pasi në play-off in e zhvilluar në Vushtri mposhtën vashat e Trepcës.
Takimi i së dilës ka përfunduar me shifrat 50:41 në të mirë të mysafireve.
Vashat nga kryeqyteti patën shënuar fitore edhe në duelin e parë të luajtur ditë më parë në Prishtinë me shifrat 51:44, transmeton Klan Kosova.
Për prishtinaset ky është titulli i tretë radhazi i kampionit, kurse i 9-ti që nga paslufta, derisa në këtë edicion bardhekaltrat janë stolisur edhe me trofeun e Ipko Kupës së Kosovës.
Këtë trofe Prishtina (ish-Universiteti) e ka fituar 8 herë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.