Në Teatrin ODA në Prishtinë, sonte jepet shfaqja “PRISHTINA - Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” nga Jeton Neziraj me regji Blerta Neziraj.
Pikënisja e kësaj shfaqjeje është një histori krimi, e ndodhur 25 vjet më parë, në Prishtinën e sapo çliruar që po administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Sot çështja e ndërtimeve pa leje në Prishtinë dhe në Kosovë ka marrë përmasa katastrofike. Duke u ndërtuar në to pa plan e pa kontroll, qytetet tona janë bërë ngulfatëse; hapësirat publike të pasigurta dhe jo miqësore.
“PRISHTINA - Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” trajton këto çështje në skenë dhe synon të na ftojë ta rimendojmë raportin dhe përgjegjësinë tonë për qytetin, në një kohë kur ky cikël shkatërrues është institucionalizuar e normalizuar.
Në këtë shfaqje luajnë aktorë: Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.