Bashkimi e ka befasuar Sigal Prishtinën duke e mposhtur me shifrat 87-78, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Sfida që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, më mirë e nisën mysafirët duke fituar me shifrat 23-20. Edhe në çerekun e dytë prishtinasit e fituan për herë një pikë 24-23.
Megjithatë, në periodën e tretë vendasit u kthyen në lojë duke fituar me shifrat 25-14. Ndërsa periudhën e fundit e mbyllën me rezultat 19-17. Kështu ndeshja në fund u mbyll me fitore të prizrenasve me rezultat 87-78.
Më i dalluari në fitoren e prizrenasve ishte Lejson Zeqiri, i cili regjistroi 26 pikë dhe nëntë kërcime.
Ndërsa te Pristhina më i miri ishte si zakonisht Diamond Stone me 21 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.