Prishtina është shpallur kampion në Ballkan Ligë ndonëse është mposhtur në finalen e dytë ndaj Mornarit në Mal të Zi, por fitorja e thellë prej 14 pikëve në ndeshjen e parë në Prishtinë u ka sjellë fitoren atyre.
Për atmosferën që ka mbretëruar atje, ka treguar gazetari i Klan Kosovës, Jon Ajeti i cili ka thënë se atmosfera gjatë ndeshjes ishte kryesisht e mirë dhe pa incidente.
“Ka qenë një atsmoferë shumë e mirë, gjithçka ka shkuar në rregull deri në çerekun e tretë ku ka pasur një zënkë por në fund Prishtina është shpallur kampion në Ballkan Ligë”.
Gazetari i Klan Kosovës ka thënë se gjatë kësaj loje, kishte edhe thirrje nacionaliste.
Ai gjithashtu ka treguar se në këtë ndeshje nuk kishte tifozë të Prishtinës në mënyrë të organizuar, pra mungonte grupi i tifozëve “Plisat”.
Por megjithatë, sipas tij, basketbollistët e Prishtinës kanë festuar.
“U festua pasi Prishtina u shpall kampion nga ai grup i tifozëve që kishin ardhur në mënyrë individuale, si dhe ishte përgatitur një lloj ceremonie”.
“Basketbollistët kanë festuar sikur të ishin në Prishtinë por kanë munguar Plisat”.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.