Liga Evropiane e Veriut në basketboll e ka përjashtuar nga gara KB Sigal Prishtina, për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare.
Kështu ka bërë të ditur ENBL, duke e falënderuar Prishtinën për pjesëmarrjen në sezonin e shkuar, transmeton Klankosova.tv
“ENBL falënderon KB Sigal Prishtina për pjesëmarrjen e saj në sezonin 2022-2023, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papaguara, përfshirë një borxh nga sezoni i kaluar, nuk është e mundur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, thuhet në njoftim.
“Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pjesët kryesore të konkurrencës ndërkombëtare – ENBL do ta sigurojë atë”.
“Skenari ynë prioritar është gjetja e ekipit zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.