Klub i Basketbollit, Prishtina, ka njoftuar se ka nënshkruar me amerikanin Tyron Harris.
31-vjeçari shkon në kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje e Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe në Rusi.
Harris në sezonin 2020/21 është shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare 18.6 pikë, 7.5 asistime.
Së fundmi Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi, transmeton Klankosova.tv.
Përndryshe, Prishtina e nis nesër stinorin e ri të basketbollit vendor, ndaj skuadrës së Ponte Prizrenit, sfidë e cila zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.