Prishtina nuk ka arritur të fitojë sërish në Superligë duke e dërguar në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat.
Skuadra e Afrim Tovërlanit barazoi 1:1 në kryeqytet ndaj Ferizajt, poashtu në krizë të rezultateve.
Në minutën e 51-të Prishtina kaloi në epërsi me golin e Mario Ilievskit, ndërsa barazoi Ferizaj me Jakup Berishën në minutën e 61-të nga penalltia.
Me këtë barazim, Prishtina ka 27 pikë në vendin e dytë, ndërsa Ferizaj zë vendin e parafundit me 16 pikë.
Ndërkohë, Gjilani ka arritur fitore komode 3:0 ndaj Llapit. Llapjanët mbeten me 10 lojtarë që në fillim të takimit pas përjashtimit të kapitenit Axel Gnapi. Gjilani gjeti golat në pjesën e dytë, me Sabit Bilallin në minutën e 47-të. 10 minuta më vonë realizoi Mevlan Adili, teksa në fund të ndeshjes shënoi edhe Jarovi1.
Me ketë fitore Gjilani është në vendin e 6-të me 22 pikë, ndërsa Llapi pozicionohet në vendin e 7-të me 20 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.