Lajmet e fundit

74' GOOL: Mmaee shënon golin e dytë në ndeshje.
71' GOOL: Nguen zhbllokon ndeshjën 1:0.
70' Zëvendësim tek Prishtina. Në lojë hynë Gauithier Mankenda, nga loja del kapiteni Lorik Boshnjaku i cili u ankua për një lëndim.
68' Mmaee në mundësin e parë pasi hy në lojë, ishte afër të shënoi për të zhbllokuar epërsinë.
67' Sabien Lilaj i Prishtinës ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndali një aksion të kundërshtarëve.
64' Rast në anën tjetër. Otto John gjendet mirë brenda zonës kundërshtare por bllokohet gjuajtja e tij.
63' Boli i Ferencvaros futet mirë brenda zonës por kap topin Nikaj.
60' 1 orë lojë në Budapest, Ferencvaros me mundësi të mirë shënimi por shpëton porta e Ardit Nikajt.
58' Kapiteni i Prishtinës Lorik Boshnjaku pëson një lëndim, por i rikthehet ndeshjes përsëri.
50' Kundërsulm i shpejtë nga Ferencvaros, Boli gjuan por vetëm rrjet e jashtme.
49' Endrit Krasniqi gjuan nga distanca, por bllokohet brenda zonës topi nga mbrojtësit vendas.
46' Fillon pjesa e dytë.
45'+4 Mbyllet pjesa e parë.
45'+3 Uzuni gjuan nga goditja e lirë, por në vend Ardit Nikaj.
35' Otto John i Prishtinës humbet mundësi të artë shënimi i vetëm me portier.
34' Mak i Ferencvarosit gjuan drejt portës së Prishtinës, por Nikaj i vëmendshëm.
30' Gjysmë ore lojë ende pa gola në Budapest, 0-0.
23' Boli godet brenda zonës së Prishtinës, por Ardit Nikaj devijon topin në këndore.
17' Me fat Prishtina. Kharatin i Ferencvaros godet shtyllën pas gjuajtjes nga distanca.
16' Dvali i Ferencvarosit gjuan brenda zonës, por topi shkon mbi portën e Ardit Nikajt.
14' Qendrim Zyba i Prishtinës ndëshkohet me karton të verdhë.
6' Prishtina shënon golin e parë me Otto John, por anulohet për pozitë jashtë loje.
1' Fillon ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE:
