Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepcën në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 56-50.
Çereku i parë i ndeshjes ishte pothuaj i barabartë, dhe atë e fituan vendasit me rezultat 17-15.
Diferencën Sigal Prishtina e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me nëntë pikë dallim, 6-15.
I treti çerek vazhdoi dominimin e prishtinasve, megjithëse me vetëm një pikë dallim 13-14.
Ndërsa në të fundit mitrovicasit shënuan dy pikë më shumë se Sigali, 14-12.
Kështu Sigal Prishtina siguron finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.