Kanë përfunduar lojët e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina e ka marrë primat në renditjen tabelare, ku ka arritur t'i grumbullojë 10 pikë pas fitores 1:3 ndaj Malishevës.
Drenica e Dukagjini, barazuan 1:1.
Skuadra nga Klina, e drejtuar nga Ismet Munishi, e humbi pozitën e parë me po aq pikë sa ka tani ekipi nga kryeqyteti, transmeton Klankosova.tv.
Gjilani rikthehet te fitorja, pasi mposhti Ferizajin me shifrat minimale 0:1, duke shkuar kështu në kuotën e shtatë pikëve.
Derisa, derbi i javës së pestë mbaroi me rezultat të barabartë 2:2, transmeton Klankosova.tv.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.