Lajmet e fundit

Këto pamje vijnë si një paralajmërim i asaj që pritet edhe këtë vit, kur Prishtina do të ndezet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
Gjatë edicioneve të kaluara, Sunny Hill Festival ka sjellë në kryeqytet artistë të njohur ndërkombëtarë dhe ka kthyer qytetin në një pikëtakim mes kulturave, muzikës dhe njerëzve nga vende të ndryshme të botës.
Me afrimin e edicionit të ri, pritshmëritë janë të mëdha që edhe këtë verë të mbushet me ritme, emocione dhe një atmosferë të paharrueshme.
Për disa ditë, muzika nuk do të jetë vetëm në skenë – ajo do të ndihet në çdo cep të qytetit, raporton telegrafi.