U bënë bashkë pas katër vjetësh. Bile dy motrat po i bënë bashkë një skuadër e basketbollit.
Zërina Shatri u kthye në Prishtinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte nga viti 2018 si pjesë e Kolegjit “Our Lady of the Lake”.
Te Prishtina ajo e gjen motrën, prandaj fitoren e humbjen do ta përjetojë bashkë me Era Shatrin.
Me kthimin e Zërinës te skuadra e Prishtinës, Era e braktisi Bashkimin për t’u bërë bashkë.
Të dyja bashkë në fundjavë do t’i shohim në parket në përballjen e xhiros së parë ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit.
https://www.youtube.com/watch?v=atC_h6HQ4Hk
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.