Skuadra e Prishtinës pa ndonjë problem të madh e ka mposhtur Feronikelin'74.
Këtë ballafaqim u mbyll 2-0 për kryeqytetasit, që në cilësinë e vendasit ndeshjen e zhvilluan në stadiumin “Bajram Aliu” të Skënderajit, njofton Klankosova.tv.
“Fadil Vokrri” nuk mund të jetë në dispozicion deri te ndeshja e Ligës së Kombeve, ku Kosova e pret Qipron më 15 tetor 2024.
“Plisat” kaluan në avantazh në minutën e 40 me anë të Rigon Llugiqit, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi goli i Ngattas, krejt në fund të takimit.
Prishtina tani ka arritur në kuotën e 13 pikëve, vetëm një më pak se Malisheva e vendit të parë, raporton Klankosova.tv.
Bardhë e kaltërtit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, e mbetur si shkak i angazhimeve të Dritës në kualifikimet evropiane.
https://www.youtube.com/watch?v=_eFhyl9JW9Q
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.