Prishtina e ka fituar në vazhdime ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës me rezultat 90:83.
Kjo pasi katër çerekët e rregullt të duelit u mbyllën baras me rezultat 77:77, me “Minatorët” që e nisën më mirë duke triumfuar në të parin me rezultat 13:23.
Kryeqytetasit u rikthyen në të dytin duke fituar me pesë pikë më shumë, 23:18, teksa me fitore vazhduan edhe në çerekun e tretë ku triumfuan me rezultat 20:14.
Trepça arriti që ta fitonte çerekun e fundit me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Në vazhdime, vendasit ishin dukshëm më të mirë, duke fituar me shtatë pikë më tepër dhe duke e barazuar në 1-1 serinë e fitoreve të gjysmëfinaleve.
Ndeshja e tretë mes tyre do të zhvillohet në Mitrovicë më 26 prill, ndërsa skuadra që arrin tri fitore kualifikohet në finale. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/trepca-e-con-ne-vazhdime-ndeshjen-e-dyte-gjysmefinale-ndaj-prishtines/
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.