Është zhvilluar derbi i xhiros së 18-të në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.
Ndeshja në "Fadil Vokrri", i takoi kryeqytetasve që fituan me rezultat 2:1.
Në minutën e 45-të ishte Otto Johna ai i cili e kaloi skuadren "Bardh e kaltër" në epërsi.
Por, nuk vonoi shumë dhe ekipi mysafir e barazoi rezultatin me Krasniqin.
Kurse, të njëjtën përgjigje vendasit veçse në fund të takimit e dhanë prishtinasit, duke arritur të shënojnë edhe golin e fitores.
Për 2:1 realizoi Berisha.
Fc Prishtina tani gjendet në pozitën e tretë të renditjes tabelare në Superligën e Kosovës në futboll, me 31 pikë shtatë më pak se Ballkani që gjendet në të dytën.
Ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, transmetohen ekskluzivisht në Art Sport dhe Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.