Ndeshja e kthimit, KF Prishtina – Ferencvaros, do të zhvillohet pa prani të shikuesve.
Këtë e bëri të ditur skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, përcjell Klan Kosova.
“Ndeshja zhvillohet pa shikues me gjithë përpjekjen maksimale të klubit, një gjë e tillë është e pamundshme në këtë moment dhe në këto rrethana me rregulla të rrepta të pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.
Prishtina do të luajë të martën ndeshjen e kthimit kundër skuadrës hungareze në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve. Pas lojës së parë mes dy skuadrave, janë hungarezët që kanë epërsi prej tri golash, të krijuar që nga ndeshja e parë.
Ndërsa, Prishtina do të jetë skuadra e dytë kosovare që do të luajë ndeshje pa shikues si vendas. Një gjë të tillë e bëri edhe Drita e Gjilanit të enjten, kur u takua me Deçiqin e Malit të Zi.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.