Lajmet e fundit

E gjithë Komuna e Prishtinës del të jetë edhe sonte zona me ajrin më të ndotur në Europë.
Kështu tregojnë matjet e fundit të cilësisë së ajrit, njofton Klan Kosova. Deri në orën 19:00 këtë të hënë, në Prishtinë cilësia e ajrit të ndotur arrin shkallën 456.
Kjo shifër llogaritë shkallën më të lartë të ajrit të ndotur deri më sot në Prishtinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.
Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.
Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike, njofton Klan Kosova.