Lajmet e fundit

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Malishevës, 1:3, në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Drilon Hazrollaj kaloi liderët aktualë të tabelës në epërsi pas vetëm tre minutash lojë.
Nuk vonoi shumë, dhe kryeqytetasit barazuan në minutën e shtatë falë Sunday Akinbules.
Dion Gallapeni realizoi golin e avantazhit për prishtinasit në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Fitorja për Plisat u vulos në minutën e 76-të falë golit të Leonit Vitijës.
Me këtë triumf, Malisheva mbetet e para me 17 pikë, një më pak se Prishtina në vendin e dytë, por kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.