Fc Prishtina e ka bërë edhe një transferim gjatë këtij afati kalimtar.
Skuadra nga kryeqyteti njofton se në radhët e veta e ka sjellur një ish-futbollist të gjigantit portugez, Porto.
Luis Mota, është përforcimi më i ri i klubit.
Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive.
Ai po ashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina. Falënderoj udhëheqësinë e klubit për besimin që më kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ishin fjalët e para të lojtarit pas arritjes në skuadër.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.