Lajmet e fundit

Prishtina e Re është kualifikuar në finalen e madhe të playoffit për Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Hajvalia, e mposhti pas penalltive 7:6, Dinamo Ferizaj, që drejtohet nga Bylbyl Sokoli.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, koha e rregullt, bashkë lojën shtesë u mbyll me rezultatin e barabartë 3:3.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u ekzekutuan 24 penallti.
Prishtina e Re, do ta luajë finalen e barazhit ndaj Feronikelit 74-të.