Prishtina e ka mposhtur Golden Eagle Yllin, me rezultat 82-75, duke kaluar në finale të Superkupës.
Çereku i parë filloi mirë për Prishtinën, duke e fituar me rezultat 19-18, teksa edhe në të dytin triumfuan me rezultat 20-14.
Edhe në çerekun e tretë vendasit ishin më të mirë duke e fituar me rezultat 19-17, derisa në atë të fundit, Ylli triumfoi me rezultat 26-24, por i pamjaftueshëm, pasi kryeqytetasit në fund triumfuan me rezultatin përfundimtar 82-75.
Te Prishtina u dallua Dardan Berisha, me 28 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.
Në finale, Prishtina e pret fituesin e duelit Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sot me fillim nga ora 20:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.