Klubi i basketbollit, Prishtina ka njoftuar se është lënduar Derrick Wilson, gjatë ndeshjes së fundit në Qipro ndaj AEL-it.
Sipas njoftimit të klubit prishtinas, Wilson do të jetë jashtë parketit deri në tre javë, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë ndeshjes së fundit në Qipro ndaj AEL-it lojtari ynë Derrick Wilson ka pësuar një lëndim në krah dhe pas ekzaminimeve radiologjike dhe sipas raportit të mjekut, pritet t'i mungojë skuadrës për 2-3 javë, thuhet në njoftim.
“Kapiteni, Dardan Berisha pritet t'i kthehet skuadrës brenda 10 ditësh teksa Janjeva është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e sotme.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.