Sonte me fillim nga ora 20:00 takohen FC Prishtina me FC Feronikelin në ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 26’të të Superligës së Kosovës.
Para fillimit të ndeshjes ekipet kanë publikuar formacionet shartuese.
Për Prishtinën startojnë: Nika, Limani, Kryeziu, Muja, Gallapeni, Halili, Bytyqi, Raçi, Boueye, Dable, e Yakubu.
Ndërsa për Feronikelin startojnë: Moschin, Lladrovci, Musa, Halili, Hyseni, Zumberi, Avdyli, Muharem, Kiqina, Lleshi e Karagkounis.
Prishtina rënditet në pozitën e 5-të me 32 pikë, ndërsa Feronikeli në pozitën e fundit me 14 pikë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.