Prishtina i ka ndarë rrugët me trajnerin Emanuel Egbo.
Skuadra nga kryeqyteti, ka vendosur të mos vazhdoj kontratën me teknikun nigerian dhe asistentin e tij, Eldiano Topi.
Njoftimi u bë nga Fc Prishtina përmes një komunikate të publikuar në Facebook.
Egbo e mori drejtimin e Prishtinës gjatë muajit tetor, derisa udhëhoqi skuadrën deri në finalen e Kupës së Kosovës, ku u mposht nga Ballkani.
”Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierërKryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.