Xhiro e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet me dy duele shumë interesante në të cilat skuadrat që po luftojnë për mbijetesë ballafaqohen me ato që po luftojnë për titullin.
Këto dy duele padyshim transmetohen në platformën më unike dhe atraktive në vend, Artmotion.
15:00 LLAPI – PRISHTINA ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
Llapi i Tahir Batatinës pret në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Prishtinës të cilën e mposhti në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës para disa ditësh.
Kjo ndeshje luhet të dielen me fillim nga ora 15:00 teksa transmetohet edhe në Art Sport 1 edhe në Klan Kosova.
Llapi aktualisht mbanë pozitën e 5-të tabelore me 39 pikë nga 31 duele teksa ndodhet gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme teksa nga ana tjetër Prishtina falë formës së mirë në javët e fundit ku ka 5 fitore radhazi në Superligë renditet e dyta me 66 pikë në 31 përballje.
Këto dy skuadra janë përballur edhe 3 herë të tjera këtë edicion, Prishtina ka arritur dy fitore nga këto ndeshje teksa në një rast rezultati ka qenë i barabartë 0-0.
15:00 DRENICA – BALLKANI ART SPORT 2
Përveç Prishtinës, të dielen në skenë do të dal edhe rivali i tyre për titull, Ballkani. Therandasit udhëtojnë në “Bajram Aliu” aty ku do të përballjen me Drenicën e rrezikuar në tabelë. Kjo ndeshje luhet të dielen me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 2.
Pas 31 dueleve të luajtura, Drenica mbanë pozitën e shtatë në renditjen tabelore të Superligës me 35 pikë të arkëtuara kurse Ballkani është lidere me 67 pikë në 31 ndeshje duke u renditur kështu një pikë para ndjekësve më të afërt të Prishtinës dhe dy sosh para Dritës që mbanë vendin e tretë.
Ballkani ka fituar të tre ndeshjet e këtij sezoni kur këto dy skuadra kanë dueluar me njëra-tjetrën.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.