Prishtina është eliminuar nga kualifikimet e Europa League, ndonëse e fitoi ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1 ndaj Sheriff Tiraspolit.
Dy golat e Prishtinës ishin të pamjaftueshëm për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ku Sheriffi pati fituar me rezultat 4-0.
Goli i parë në takimin e sotëm e shënoi skuadra mysafire me anë të Serobyan në minutën e 51-të, ndërsa Prishtina i barazoi shifrat vetëm pesë minuta më vonë me Namanin.
Kurse, golin e fitores e realizoi i riu Ahmeti, pas një asistimi të dhuruar nga Saletiq, njofton Klankosova.tv.
Prishtina aventurën për garat evropiane tash do ta vazhdojë në një rang më poshtë, atë të Conference League.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.