Kanë dalë në pah mendimet e dramaturgut Arthur Miller, i icli kishte qenë i martuar për pesë vjet me yllin hollivudian, Marilyn Monroe.
Në bisedat e regjistruara me mikun dhe biografin e tij, Christopher Bigsby, Milleri tha se e kishte ndier se “vdekjen e kishte pasur gjithmonë pranë”, dhe se nuk “kujdesej për jetën e saj”.
“Ishte e pamundur që ajo të jetonte, e lëre më me dikë tjetër. Nuk mund të vazhdoje me atë intensitet jete, me ato droga, dhe të mbijetoje,” tha ai.
“Nuk isha vërtet i përgatitur për atë për të cilën duhej të isha përgatitur: fakti që ajo nuk kishte fare burime të brendshme… ajo donte një baba, një të dashur, mik, agjent, dhe mbi të gjitha dikë që nuk do ta kritikonte kurrë për asgjë, përndryshe ajo e humbiste besimin në vetvete. Nuk e di nëse ekziston një qenie e tillë njerëzore”, kishte pohuar Milleri.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.