Prishtina e ka arritur një barazim pa gola 0:0 në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë të UEFA Europa Conference League.
Tani gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e zhvilluar në “Showgrounds Stadium” në qytetin Ballymena pa një Prishtinë të kujdesshme në pjesën e parë, ku vendasit nga Irlanda e Veriut ushtruan presion të vazhdueshëm dhe e kontrolluan më mirë lojën.
Por, në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti kosovar reagoi fuqishëm, duke dominuar me raste të pastra shënimi. Tre mundësi të arta iu paraqitën , por konkretizimi mungoi.
Ky rezultat, i jep përparësi Prishtinës në aspektin psikologjik për ndeshjen e kthimit, pasi luan përpara tifozëve të saj dhe në fushën e njohur të “Fadil Vokrrit”.
Me përkrahjen e zjarrtë të “Plisave”, skuadra më e trofeshme në historinë e futbollit kosovar synon të bëjë një hap historik drejt raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.