Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndonëse në minutën e shtatë ishin në disavantazh pas golit të Fiton Ademit, ata arritën të kthehen brenda tre minutash në pjesën e parë, falë Valmir Veliut, 35’, dhe Mario Ilievskit, 37’.
Ndërkaq, në të dytën realizuan dhe dy të tjerë për të vulosur fitoren, madje në mënyrë shumë të ngjashme ku Veliu shënoi të dytin gol personal në ndeshje, 70', e tre minuta pas tij realizoi sërish Ilievski.
Tani, kryeqytetasit kanë 36 pikë në vendin e dytë, po aq sa lideri Ballkani por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.