Ekipi i pingpongut nga Prishtina, Priping, ka përfunduar aventurën në garën Europe Trophy, në të cilën debutoi këtë sezon.
Kampioni i Sllovakisë SK Vyhne, ka mposhtur prishtinasit me rezultatin 3-1, duke i pamundësuar kualifikimin në Grand Finale, shkruan në njoftimin e klubit nga Kosova.
Ndërsa në ndeshjen debutuese, Priping fitoi ndaj Zagreb me rezultatin 1-3, për të vazhduar pastaj në takimin e dytë ku pësoi nga sllovakët e Vydrany me rezultat të ngushtë 3-2.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.