Lajmet e fundit

Princi i Uellsit Charles, gjatë vizitës së bërë në Serbi, në fjalimin e tij para parlamentarëve serbë, nuk la pa e përmendur edhe një thënie të Nënë Terezës.
Me anë të këtyre fjalëve trashëgimtari i frontit britanik para të pranishmëve nuk hezitoi edhe të tregonte së kush ishte shqiptarja që tashmë e njeh e gjithë bota, njofton Klan Kosova.
Princi Charles tha se Nëna Terezë, ka bërë shumë për paqen ndërmjet njerëzimit:
‘’Nëna Terezë, një shqiptare etnike nga Maqedonia e cila bëri shumë për paqen ndërmjet njerëzimit, e tha shumë bukur se ne mund të mendojmë se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në Oqean, por megjithatë oqeani do të jetë më i varfër nëse i mungon ajo pikë”, tha Princi Charles para parlamentarëve serbë, njofton Klan Kosova.