Edicioni i dhjetë i Prishtina International Film Festival ka nisur sonte.
Organizatorja e këtij festivali Vjosa Berisha ka thënë se fokusi i këtij edicioni do të jetë Kosova, shfaqja e produkteve të vendit.
Në total ky festival do të sjellë 58 filma, 5 prej tyre premiera botërore, 14 premiera regjionale, dy evropiane, dy ndërkombëtare dhe 11 filma kosovarë.
Në kuadër të festivalit gjithashtu organizohet edhe ndeja PriBeats ku do të performojnë artistë të ndryshëm.
Për të shikuar të gjithë filmat mund të pajiseni me kartelën “All In One” e cila ka çmimin 10 euro.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.